E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 kompani te interesuara per blerjen e PTK-se

AlbTelecom Sh.A nga Shqiperia shumica e aksioneve jane ne prone te Calik Group dhe Turk Telekom Hrvatski Telekom d.d. HT nga Kroacia shumica e aksioneve te HT jane ne prone te Deutsche Telekom Orascom Telecom Holding S.A.E. nga Egjipti Telekom Austria AG nga Austria dhe Sabafon nga Jemeni jane pese kompanite e interesuara per blerjen e PTK-se.

Ne nje njoftim te leshuar nga Ministria e Ekonomise dhe Financave thuhet se kompanite e listuara me larte jane operatore serioze nderkombetare te telekomit dhe me kete konfirmohet interesimi i madh per PTK.

Aplikacionet jane hapur sot me 27 shtator 2010 ne prezence te komisionit per hapje dhe perfaqesuesve te autorizuar te aplikanteve. Qellimi i para-kualifikimit eshte selektimi i investitoreve qe kane kapacitetin e kerkuar ligjor financiar dhe teknik per participim ne tenderin dhe procedurat konkurruese te privatizimit te PTK-se thuhet ne komunikate transmeton Kosovapress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›