E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 maji, Rama: Kjo nuk Shqipëria e ëndërruar

Në 100-vjetorin e Shqipërisë shtet, as 5 maji i 2012-tës nuk i ka gjetur bashkë pplitikanët shqiptarë. Me një diferencë kohore të konsiderueshme mazhoranca dhe opozita kanë shmangur njëra-tjetrën në homazhet në nder të të rënëve të të gjitha kohërave në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Pas Kryeministrit Berisha dhe krerëve të lartë të shtetit, si dhe përfaqësuesve të LSI-së, edhe kreu i PS-së Edi Rama i është bashkuar ceremonisë përkujtimore të ditës së dëshmorëve.

Nën shoqërinë e bandës muzikore, të pranishmit njëri pas tjetrit kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur para monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në përfundim të homazheve kryesocialist Rama u shpreh për gazetarët se ëndrra e atyre që u flijuan për lirinë e vendit nuk është bërë realitet, duke shtuar se “kjo Shqipëri nuk është ajo për të cilën ëndërruam, ne luftojmë për një Shqipëri europiane”-është shprehur Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›