5 maji, Rama: Referencë krenarie e lavdie

Ceremonisë së homazheve të dëshmorëve , në ditën e përkujtimit të tyre 5 maji, nuk i kanë munguar dhe figura të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në ditën e përkujtimit të të rënëve të të gjitha kohërave për lirinë dhe integrimin e vendit në memorialin “Nënë Shqipëri”, Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, e cilësoi nderimin e dëshmorëve si shenjën e parë që një komb tregon respektin për veten. Sipas tij kjo ditë përkujtimore shërben si referencë krenarie e lavdie dhe për më tepër një angazhim për të përmbushura spiratat e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.
“5 maji është dita e nderimit pëtr të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri, 5 maji është një referencë lavdie dhe krenarie, është 70- vjetori i rënies së Qemal Stafës, figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës ANÇ. Nderimi për të rënët është shenja e parë që një komb ka respekt për vetveten, është themeli që ngrihen të gjitha vlerat e një shoqërie. Ne sot në 100-vjetor marrim përgjegjësinë të punojmë pa u lodhur për të përmbushur dëshirat dhe aspiratat e tyre” tha Rama.
Kjo ditë njihet si dita e Dëshmorëve të LuftësNacionalçlirimtare, e shënuar për kombin, nga pushteti komunist, në nderim të 28 mijë dëshmorëve të luftës 1939-1945.