E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes hidhet ne ere makina e kandidatit PS per komunen Shtiqen

Hidhet ne ere makina e kandidatit te PS per komunen Shtiqen ne Kukes Astrit Cengu. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 730 te mengjesit te sotem menjehere pasi Cengu kishte zbritur nga makina.

Fatmiresisht ai nuk eshte lenduar por ngjarja e ndodhur ne nje nga rruget e qytetit te Kukesit ka shkaktuar panik tek banoret.

Sipas policise shperthimi i ndodhur 5 minuta pas zbritjes se Cengut nga mjeti tip Fuoristrade ka ardhur si pasoje e lendes plasese tritol e vendosur nen sediljen e pasagjerit nderkohe qe duhet saktesuar se makina ishte prodhim anglez me timon ne krah te djathte.

Policia po vijon punen per zbardhjen e plte te ngjarjes dhe identifikimin e autoreve te saj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›