Incident në Përrenjas, dëmtohet makina e kandidatit të PD-së

Një tjetër incident elektoral është shënuar sot në qarkun e Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orë 02:00 të mëngjesit të sotëm është dëmtuar makina e kandidatit të PD-së për bashkinë e Prrenjasit Bajazit Karriqi si dhe është dhunuar edhe shoferi i tij.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas ku shtetasit Ylli Kanani,Dritan Kanani dhe Ladimir Torra pasi kanë ndaluar makinën e kandidatit të PD-së e kanë goditur me mjete të forta duke e dëmtuar atë.
Më pas ata kanë qëlluar me grushta edhe shoferin Asqeri Karriqi dhe dy personat që ishin në makinë Xhulio Haberin dhe Arton Kuklin.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e 37-vjeçari Ylli Kanani dhe ka shpallur në kërkim Dritan Kananin dhe Ladimir Torrën.