5 maji, përfaqësues të LSI-së homazhe në varrezat e dëshmorëve
Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zhvilluar sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e Ditës së Dëshmorëve.
Në një prononcim për mediat Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama theksoi se kjo është dita e kujtimit të dëshmorëve që luftuan për një Shqipëri evropiane.
“5 maji është një ditë e një reference për partizanët e lirisë dhe për Shqipërinë evropiane. LSI jo vetëm është e ngritur në vlerat e sakrificës së tyre, por i mbron ato me përkushtim sepse ëndrra e tyre është amanet”, theksoi Luan Rama.
Më tej duke iu referuar zgjedhjeve Luan Rama u shpreh se 8 maji do të jenë dita e fitores së qytetarëve shqiptarë.