Berisha Komisioneret duhet te zbatojne ligjin dhe udhezimet e KQZ-se
Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e fundit te qeverise perpara zgjedhjeve parlamentare te 8 majit theksoi se komisioneret duhet te luajne me fuqi te plote rolin e tyre si vendimmarres ne keto zgjedhje. Sipas Berishes me 8 maj i gjithe procesi eshte ne duart e tyre. Ata ne daten 8 maj shnderrohen ne vendimmarresit me kryesore te vendit. Jane ata qe ne daten 8 maj kane fatin te jene kujdestare te votes se qytetareve shqiptare. Kane ata procesin zgjedhor ne duart e tyre deklaroi Berisha. Ne kete kuader Berisha u beri thirrje komisionereve qe pa asnje ndikim partiak te zbatonin vetem ligjin. Po keshtu Berisha theksoi se forcat politike duhet qe ne trajnimet qe u bejne komisionereve te perfshijne te gjitha rekomandimet e ODIHR-it qe kane te bejne me funksionimin e komisioneve. Po keshtu sipas Berishes eshte jashtezakonisht e rendesishme qe komisioneret dhe vezhguesit ne qendrat e numerimit te zbatojne me rigorozitet te plote udhezimin e Komisionit Qendror te zgjedhjeve ne menyre qe procesi i numerimit te ishte sa me i civilizuar dhe transparent. Nga ana tjeter Berisha theksoi se incidentet elektorale qe kishin ndodhur gjate fushates nuk duhet te perseriteshin me. Por pavaresisht incidenteve Berisha e cilesoi kete fushate si te gjere ne pjesemarrje. Disa incidente te shmangshme natyrisht kane qene te papranueshme por ne teresine e saj ka qene nje fushate me pjesemarrje masive te qytetareve shqiptare deshmi e vullnetit te tyre per nje pjesemarrje masive ne zgjedhjet e 8 majit deklaroi ai. Berisha permendi edhe faktin se keto zgjedhje po kryheshin ne nje dite te shenuar sic ishte ajo e Europes. Askush nuk mund ti beje nderim me te madh kesaj dite sesa te jape ndihmesen e tij per zgjedhje te standardeve europiane. Ky eshte nderimi me i madh qe ne mund ti bejme ate dite idealeve dhe aspiratave tona europiane nderimi me i madh qe ne mund ti bejme dites se Europes theksoi Kryeministri duke e lidhur kete proces me fatin e integrimit te Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Po keshtu kreu i qeverise shprehu bindjen se qytetaret shqiptare ne kete date do te votonin per alternativen me te mire qeverisese duke u bazuar edhe te programet elektorale te secilit kandidat. Me 8 maj do te jete nje dite ne te cilen qytetaret do te valorizojne certifikojne bindjet e tyre per kandidatin me te mire programin me te mire dhe forcen politike qe ata do te mbeshtesin theksoi Berisha. Me humor kreu i qeverise nuk ngurroi te theksonte se ne kete dite do te dilte fitues ai qe kishte pasur me shume klikime ne rrjetin e njohur social ne Shqiperi Facebook duke lene te kuptoje se votat per Tiranen shkonin te kandidati i tij Lulzim Basha.