E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Votoni për një komb me të ardhmen europiane

Kryeministri Berisha ka përkujtuar sot dëshmorët e kombit dhe ka zhvilluar homazhe në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Në fjalën e tij kryeminsitri Berisha theksoi se sot shqiptarët përulen për të gjithë ata që flijuan jetën, rininë e tyre për të fituar pavdekshmërinë në altarin e kombit.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 8 majit, kryeministri Berisha i bëri apel qytetarëve të japin kontributin e tyre duke votuar për të konsoliduar lirinë për të cilën dhanë jetën dëshmorët e kombit.

“8 maji është ditë e Europës dhe shqiptarët duhet të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur qeveritarët e tyre vendor. Shqiptarët duhet të votojnë si qytetarë europianë, të përzgjedhin kandidatët që dëshirojnë dhe të japin kontributin e tyre për një komb që sheh të ardhmen e tij në Europë” theksoi Berisha.
 

Më tej kryeministri Berisha theksoi se sot shqiptarët i kujtojnë më krenar se kurrë dëshmorët pasi vendi është bërë anëtar i NATO-s, qytetarët lëvizin të lirë dhe ëndrra e tyre europiane është më afër se kurrë.

“Sot është dita e respektit, nderimit të pakufishëm të dëshmorëve që kontribuan jetën e tyre për lirinë kombëtare. Sot nderojmë ata me një ndjenjë krenari të veçantë pasi si kurrë ndonjëherë idealet e lirisë nuk ka qënë si në ditën e sotme pasi flamuri për të cilin ata ranë qëndron përkrah kombeve të lira në Brusksel” shtoi më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›