E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mars 2008 - Komisioni për Çështjet e Ekonomisë, Tregtisë, Teknologjisë dhe Mjedisit të PABSEC zhvillon punimet në Tiranë


 
Ditën e mërkurë, më 5 mars 2008, në mjediset e Hotel Tirana International, filloi punimet në Tiranë takimi i 30-të Komisionit për Çështjet e Ekonomisë, Tregtisë, Teknologjisë dhe Mjedisit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEC). Punimet e takimit të 30-të të këtij komisioni u përqendruan në investimet e huaja dhe rritjen ekonomike të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (BSEC). Takimi u përshëndet nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nga Zëvendëskryetari i Komisionit, përfaqësues i Rumanisë, Carol Dina, si dhe nga Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo. Delegacionet nga Rumania, Armenia, Bullgaria, Turqia, Greqia, Rusia, Ukraina, Moldavia e Gjeorgjia debatuan në lidhje me nevojën e nxitjes së investimeve të huaja në vendet e anëtare të BSEC, me qëllim rritjen ekonomike të tyre.
Komisioni miratoi projektraportin Investimet e huaja dhe rritja ekonomike të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (BSEC). Në ekonominë botërore, rajoni i vendeve të Detit të Zi zë vendin e tretë për nga rritja ekonomike.   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›