E Diel, 1 Nëntor 2026

6 mars 2008 - Kuvendi pezullon seancën plenare pas tragjedisë së Liqenit të Farkës

 
Kuvendi pezulloi punimet e seancës së sotme plenare pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Liqenin e Farkës, ku humbën jetën 16 persona.

Kryetarja e Kuvendit ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtje për viktimat.

"Jemi të shokuar nga dhimbja e thellë e kësaj tragjedie të rëndë njerëzore, kësaj fatkeqësie që na prek të gjithëve dhe që na bën të ndjehemi të gjithë pranë familjeve të viktimave.

Në emër të kësaj dhimbjeje, të kësaj tragjedie që ka ndodhur ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje."

Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit

Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›