E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mijë euro dënim për ata që mashtrojnë si invalidë të UÇK-së

Deri në 5 mijë euro mund të dënohen personat që tentojnë të ofrojnë dëshmi të rrejshme për të përfituar ose marrë statusin e invalidit. Këtë dënim që parashihet edhe me Ligjin e Vlerave të Luftës mund ta marrin edhe institucionet apo personat zyrtarë që lëshuan dokumente të falsifikuara, transmeton KTV.

Invalidët në aplikacionin e tyre përveçse duhet të shkruajnë emrin, duhet të ofrojnë edhe dëshmitë e doktorit të luftës për momentin e plagosjes së tyre. Në tërë vendin janë 2800 luftëtarë që marrin pensionin e invalidit dhe janë regjistruar në Organizatën të Invalidëve të UÇK-së, por në mesin e tyre flitet sa ka edhe të atillë që kanë manipuluar me shkallën e invaliditetit apo kohën e plagosjes. Përveç dënimit më të holla, invalidët mashtrues mund të obligohen nga shtetit që t’i kthejë të gjitha të hollat që kanë marrë si pension invalidor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›