Incidentet ndaj Gruevskit, Shqipëria distancohet

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për incidentet që ndodhën dje gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë në Tiranë, Nikola Gruevski.
Në nje deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme shpreh keqardhjen për incidentet e ndodhura, qe sipas saj nuk kontribuojne klimën e marrëdhënieve dypalëshe, por as në atmosferën e madhe festive të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit shkruan Koha.
“Lidhur me këto ngjarje, Ministria e Punëve të Jashtme, siguron se autoritetet përkatëse janë angazhuar për zbardhjen e tyre dhe vendosjen e autorëve përpara ligjit. Ministria e Punëve të Jashtme ashtu si edhe herë të tjera, do të vazhdojë të inkurajojë frymën e dialogut, marrëdhënieve të mira ndër-etnike dhe respektin për simbolet, historinë, gjuhën e kulturën e gjithësecilit vend në kuadër të aspiratave europiane dhe integruese të të gjithë rajonit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme
Vizita e Gruevskit u shoqerua me incidente, djegie te flamurit maqedonas , nderkohe qe makina e tij u qellua me veze./Indeksonline/