E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna shqiptare kërkon trupin e të birit të vrarë në Siri

Një shqiptar mendohet se ka gjetur vdekjen në Siri ndërsa është nisur nga Tirana për të luftuar kundër trupave të Presidentit Bashar Al Assad në Siri. Lajmi nuk konfirmohet nga burime zyrtare, por e ëma dhe e shoqja e Anri Maliqit, djalit 34-vjeçar që nuk është dukur në Shqipëri që prej muajit gusht 2012, konfirmojnë faktin se u ka ardhur një mesazh që u tregon për vdekjen e Anrit.

Në intervistat për shqiptarja.com, rrëfejnë momentet e fundit kur kanë folur me Anrin dhe sesi është zhvilluar funerali pa arkivol e pa viktimë, vetëm dy javë më parë. Në Tiranë, në shtëpinë e tij në fshatin Prush, pjesa më e madhe e banorëve të thonë se Anri ishte radikal në besimin e tij musliman.

Nuri Domi, ambasador i Shqipërisë në Egjipt, që mbulon edhe disa vende të tjera fqinje, tha mbrëmë për “Shqiptarja.com” se nuk kishte asnjë dijeni për fatin e shtetasit nga Shqipëria Anri Qamilaj. I kontaktuar në linjë telefonike nga gazeta, Domi u shpreh se: “Kemi dijeni se shumë qytetarë sirianë me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën në luftë kundër Assadit. Kemi kthyer në Shqipëri rreth 20 shtetas shqiptarë, me ndihmën e konsullit të nderit. Dikush nuk pranoi për shkak të familjeve që kishin krijuar në Siri. Për humbjen e jetës së shtetasit shqiptar Ari Maliqi, deri dje, nuk kemi patur asnjë informacion.

Sipas një informacioni të dhënë dy javë më parë, janë shumë shqiptarë që janë rreshtuar në krah të rebelëve sirianë, që luftojnë për çlirim nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad, shumica shtetas nga Kosova apo Maqedonia.


Lumturi Maliqi, është nëna e djalit 34 vjeçar, për të cilin deri tani dihet se është zhdukur, humbur, asnjë informacion, por që në fshatin e tij, aty ku ka lënë bashkëshorten Migena dhe tre fëmijët e vegjël, thonë se është vrarë në Siri. Prindërit e tij pak kanë të bëjnë prej vitesh me Shqipërinë. Janë vendosur në Greqi.

Thotë se ka që në Vitin e Ri që nuk e ka parë djalin e saj. Dhe kërkon në fakt të dijë çfarë ndodhur, meqënëse nuk di gjë. E ëma, Lumturi është shumë e rezervuar të tregojë gjatë, duke bërë shumë pyetje dhe duke kërkuar të dijë se pse interesohen gazetarët. Më pas thotë se nuk do të shkruhet në gazeta, por që kërkon që i biri të kthehet, gjallë a vdekur shkruan Shqiptarja.

“Nuk di gjë unë si nënë e si prind. Nuk kemi asnjë informacion” thotë Lumturi Maliqi.

Ajo e kishte marrë lajmin për vdekjen e të birit nëpërmjet një mesazhi që erdhi në celular.
“Na ka ardh vetëm një mesazh që thoshte se djali juaj ka vdekur në Siri. Ishte një njoftim, pa adresë, pa emër, pa asgjë. Më erdhi në numrin e telefonit ky mesazh që më thoshte për djalin. Kjo ishte e rëndë. Kur e merrja mbrapsh, nuk më dilte asgjë”

Ajo tregon edhe për kontaktin e fundit më të birin.
“Mori nusen në telefon dhe i tha: unë jam në Turqi dhe kam ardhur për tregti. Thuaj babit dhe mamit të mos kenë merak. Kaq ka qenë kontakti i fundit”/Indeksonline.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›