E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Rusia gabon

Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan, e quajti të gabuar qendrimin e Rusisë për sa i përket vendosjes së sistemit e raketave “Patriot” në kufirin Turqi-Siri. Sipas kryeministrit turk, Ankaraja beson se shqetësimet e Rusisë për planet e Turqisë që të përforcojë kapacitetin e mbrojtjes të vendit janë të pabaza.

“Unë i konsideroj deklaratat e bëra nga Rusia tepër të gabuara. Nuk është korrekte që të ngatërrosh çështjen e brendshme turke që nuk ka lidhje (me Rusinë) si probleme të veta (të Rusisë). Situata është e tillë që raketat janë vendosur për qëllime mbrojtjeje”, u shpreh Erdogani shkruan Shekulli.

Agjencia e lajmeve Anka citon kryetarin e komisionit parlamentar turk për punët e jashtme, Volkan Bozkir, i cili e rithekson këtë qendrim. “Nuk është hera e parë që sisteme (raketash) janë vendosur në Turqi. Sistemet e raketave “Patriot” do të përmbushin vetëm qëllime mbrojtjeje aty. Është shënuar në kërkesë (nga Turqia për NATO-n). se raketat nuk do të përdoren për qëllime ofensive.

Pak më parë zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Rijabkov, u shpreh se “militarizimi i kufirit Siri-Turqi është një sinjal alarmues”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›