E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mijë euro për fitoren ndaj MaltësNga kaq do të përfitojnë lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit në rast fitoreje në transfertë me Maltën.

5 mijë euro shpërblim. Nga kaq do të përfitojnë lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit në rast fitoreje në transfertë me Maltën. Lajmin e jep gazeta sportive shqiptare “Panorama Sport”. Në fillim të edicionit Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së kishte caktuar 3 mijë euro për fitoren në transfertë. Maltë-Shqipëri do të luhet, më 11 shkurt 2009 në “Ta’Qali”. Në rast fitoreje Shqipëria merr kreun e grupit 1 me 8 pikë.

Trajneri i Kombëtares, Ari Han, u shpreh entuziast për sfidën me Maltën. Gjatë një interviste dhënë të përditshmes sportive “Sport Ekspres”, holandezi tha: “Malta është një pengesë, që duhet kaluar. Sepse në të kundërt do të ishte një tragjedi. Nuk mund t’i lejojmë vetes një hap fals në një sfidë të tillë. Edhe një barazim do të ishte tragjedi. Në letër jemi ne favoritët”.

Ari Han do të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit janar për të ndjekur derbin Dinamo-Tirana (31 janar). Lajmi është dhënë nga nga “Sporti Shqiptar”, që i referohet nga ana e saj zëdhënësit të FSHF-së, Tritan Kokona.

Sipas “Panorma Sport” pritet që Jahmir Hyka për shkak të mosaktivizimit me Mainc 05 të mosgrumbullohet, ndërkohë që në listën e 18 lojtarëve që do të thirren nga Ari Han do të ketë supriza të tjera.

Shqipëria e futbollit e nisi me një lajm të mirë vitin 2009, duke u ngjitur edhe tri vende të tjera në renditjen botërore të FIFA-s për muajin janar 2009.

Tani jemi në vendin e 78-të, nga i 81-ti që renditeshim në muajin dhjetor 2008, duke bërë “kërcimin: më të madh nga gjashtë skuadrat e Grupit 1 eliminator të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Malta kundërshtari ynë i radhës në ndeshjen zyrtare të 11 shkurtit ka zbritur 1 vend, dhe tani është e 148-a në FIFA dhe e 49-të në renditjen e UEFA-s.

Grupi 1
Ndeshjet dhe renditja

Shqipëri-Suedi        0-0
Hungari-Danimarkë    0-0
Maltë-Portugali        0-4
Suedi-Hungari        2-1
Portugali-Danimarkë    2-3
Shqipëri-Maltë        3-0
Hungari-Shqipëri        2-0
Danimarkë-Maltë        3-0
Suedi-Portugali        0-0
Maltë-Hungari        0-1
Portugali-Shqipëri    0-0

11.02.2009
Maltë-Shqipëri
28.03.2009
Maltë-Danimarkë
Shqipëri-Hungari
Portugali-Suedi
01.04.2009
Hungari-Maltë
Danimarkë-Shqipëri
06.06.2009
Shqipëri-Portugali
Suedi-Danimarkë
10.06.2009
Suedi-Maltë
05.09.2009
Danimarkë-Portugali
Hungari-Suedi
09.09.2009
Hungari-Portugali
Maltë-Suedi
Shqipëri-Danimarkë
10.10.2009
Portugali-Hungari
Danimarkë-Suedi
14.10.2009
Danimarkë-Hungari
Portugali-Maltë
Suedi–Shqipëri

Ekipi        P    ND    F    B    H    GSH    GP
Danimarka    7    3    2    1    0    6    2  
Hungaria    7    4    2    1    1    4    2
Portugalia    5    4    1    2    1    6    3
Shqipëria    5    4    1    2    1    3    2
Suedia    5    3    1    2    0    2    1
Malta        0    4    0    0    4    0    11

E Enjte, 22 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›