Lorik Cana, më 8 shkurt kundër BordosëLorik Cana do të jetë në fushë, më 8 shkurt 2009, në ndeshjen e javës së 23-të të kampionatit francez kundër Bordosë, ose tri ditë para ndeshjes ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Maltës (11 shkurt).

Lorik Cana do të jetë në fushë, më 8 shkurt 2009, në ndeshjen e javës së 23-të të kampionatit francez kundër Bordosë, ose tri ditë para ndeshjes ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Maltës (11 shkurt).
Lajmi për kapitenin shqiptar të Olimpikut të Marsejës u dha nga faqja zyrtare e klubit, që thekson se kjo do të varet edhe se si do të ecë rikuperimi i gjurit të tij.
Cana u dëmtua në gju në ndeshjen e fundit të viitit 2008 kundër Nansit, dhe fillimisht u tha se atij i duheshin dhjetë ditë për t’iu rikthyer futbollit të luajtur, por tashmë po bën gati një muaj që ai u mungon kompeticioneve.
Edhe pse iu bashkua skuadrës në stërvitje të martën, mesfushori shkatërrues i kërkuar nga Hamburgu, Interi e Evertoni, duhet të bëjë edhe 15 ditë të tjera durim.
E Enjte, 22 Janar 2009