E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mijë lekë në muaj për akomodim, në Shkodër 60 studentë, godina ofron kushte të mira

Të qëndrosh në konvikt, për 1 student kushton 5 mijë lekë të reja në muaj. Sëbashku me këtë tarifë, ofrohen edhe disa shërbime të cilat të rinjtë i përfitojnë 24 orë thotë drejtorja Kopliku.

“Këtë vit kemi një rritje të konsiderueshme prej një numër 20 deri 22% të studentëve krahasimisht me tre vitet e kaluara. Çmimi është i njëjtë. Flasim për një tarifë mujore e cila është 50.000 000 le të vjetra në muaj, e cila përfshin disa shërbime që janë ujërat, dritat, pjesa e pastrimit, domethënë pjesa higjenosanitare, përveç një kosto shumë e vogël modeste e cila futet tek pjesa e lavanderisë”, tha Sindis Kopliku, drejtore e ndërmarrjes së trajtimit të studentëve, Shkodër.

Me ligjin e ndryshuar, tashmë ndërmarrja e trajtimit të studentëvë nuk shërben si akomodim vetëm për studentë.

“Aktualisht me ndryshimin e statutit të vitit 2023, pra që është bërë një formë ligjore e rregullt, ne kemi dhe studentë të cilët bëjnë praktikën në qytetin e Shkodrës dhe janë të akomoduar pranë nesh. Kryesisht domethënë bëhet fjalë për pjesën e edukimit fizik”, shtoi Kopliku.

Aktualisht rreth 60 studentë janë të akomoduar në këto ambjente, por regjistrimet vijojnë të jenë të hapura.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›