E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mijë lëndë presin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Rreth 5 mijë lëndë të natyrave të ndryshme presin në sirtarët e Gjykatës Themelore në Prizren që të zgjidhen gjatë këtij viti dhe, ky është edhe shqetësimi kryesor për kryetarin e saj. Drejtuesit e organit të akuzës në Prizren, besojnë se reformat e reja organizative dhe shtimi i numrit të gjyqtarëve do të ndikojnë pozitivisht në punën e gjyqësorit.
3 mijë e 354 lëndë janë zgjidhur gjatë vitit të kaluar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, tashmë, e shndërruar në Gykatë Themelore, kurse rreth 5 mijë të tjera të natyrave të ndryshme janë bartur për këtë vit. Kështu tha për Radio Kosovën i pari i organit të akuzës në Prizren, Ymer Hoxha , i cili shprehu bindjen se reformat e reja në gjyqësor do të sjellin rezultate sa i përket zgjidhjes së numrit të lëndëve, shkruan Rtk.

“Përkundër vështirësive dhe numrit të vogël të gjyqtarëve që kemi pasur vitin e shkuar, rezultatet në punë nuk kanë munguar. Në Gjykatën Komunale janë kryer 7,250 lëndë, 12 mijë e 23 legalizime të koktratave, vula apostile, vërtetime të ndryshme, kurse në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje; 30 mijë e 350 lëndë janë krye dhe konsiderohet si gjykata më efikase në regjion” theksoi, Hoxha.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ndonëse u shpreh i kënaqur me shtimin e numrit të gjyqtarëve, tha se ende nuk do të mund të respektohet neni i 6- të i Konventës nëkombëtare për të drejtat e njeriut për gjykim të shpejtë, korrekt dhe të paanshëm.

“Gjyqësori në Prizren ka gjithsej 35 gjyqtarë, prej të cilëve 24 në Departamentin e përgjithshëm, 4 në Deparamentin për krime të rënda, ndërsa 7 në Divizionin për kundërvajtje. Suhareka ka 7 gjyqtarë, kurse komuna e Dragashit 3 sosh”, tha Hoxha.

E me qëllim që puna e gjyqësorit të jetë transparente, kryetari, Ymer Hoxha kërkoi nga qytetarët bashkëpunim më të madhë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›