Shpërthen ngrohja, dëmtohet shkolla

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Sllatinë të madhe, të Komunës së Fushë Kosovës ka pësuar dëmtime në një pjesë të saj.
Gjatë ditës së djeshme në këtë shkollë ka ndodhur një shpërthim i nxemjes qendrore. Pos dëmeve materiale, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka të lënduar.
Kryesisht dëme ka pësuar zyra e drejtorit, dhe salla e arsimtarëve. /Indeksonline/