E Diel, 1 Nëntor 2026

5 ne pranga sekuestrohen 10 kg heroine vinin nga Holanda

Policia e Tiranes mbreme ka sekuestruar 10 kg heroine tek rruga Misto Mame nderkohe qe pese persona jane arrestuar si posedues dhe trafikante te heroines. Mesohet se heroina ishte fshehur ne nje kontenier me targa te Durresit por nuk u dhane detaje me teper. Nderkohe antidroga po heton per persona te tjere te implikuar ne kete ceshtje. Ende nuk dihet identiteti dhe numri i personave te perfshire ndersa policia ka bere shoqerimin e pese prej tyre. Operacioni antidroge eshte realizuar ne konspiracion te plote. Burime te sigurta bejne me dije se informacioni per drogen qe vinte nga Holanda eshte marre nga nje person qe mbahet ne fshehtesi te plote per shkak se ai si i infiltruar i policise prej kohesh bashkepunonte me trafikantet e heroines ne menyre qe te conte drejt arrestimit te tyre. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme thuhet se forcat e policise kane vazhduar operacionin per zbulimin dhe kapjen e autoreve te tjere te perfshire ne trafikun e heroines qe vinte nga Holanda destinacioni i se ciles eshte ende i paqarte .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›