E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Rames Zgjidh problemin e aboneve

Deputeti i Tiranes z. Aldo Bumci ngriti dje shqetesimin e te gjithe qytetareve te kryeqytetit per sherbimin urban. Bumci theksoi se situata me te cilen po perballen cdo dite qytetaret e Tiranes studentet invalidet veteranet pensionistet eshte e pafalshme. Shoqata e Transportit Urban ne qytetin e Tiranes ka marre vendimin qe nuk njeh asnje lloj aboneje as abonete qe ofrojne sherbim falas per invalidet dhe veteranet dhe as kategorite e tjera te aboneve per studentet pensionistet dhe qytetaret. Te gjithe qytetaret do te mund te udhetojne vetem duke blere bileten.

Sherbimi urban ne Tirane shfrytezohet nga rreth 120 000 qytetare me shume se gjysma e te cilave perdorin abone. Ky vendim rendon ne xhepin e cdo qytetari dhe familjeje aq me shume te atyre kategorive shoqerore te cilat kane nevoje per mbeshtetje. Sherbimi i transportit urban eshte kompetence e pushtetit vendordhe ne kete rast e Bashkise se Tiranes dhe z. Rama. Eumlshte Bashkia e Tiranes ajo qe kryen te gjitha procedurat dhe lidh kontratat me operatoret qe ofrojne kete sherbim. Bashkia e Tiranes duhet te zgjidhe me urgjence kete situate te papranueshme dhe tu dale per zot interesave te drejta te qytetareve te Tiranes dhe pergjegjesive te saj ne ushtrimin e ketij funksioni - u shpreh z. Bumci. Me pas studentet qe shoqeroheshin nga deputeti Bumci theksuan se ky vendim arbitrar i Bashkise se Tiranes krijon veshtiresi te medha ekonomike per ta pasi ata jane perdorues te rregullt te transportit urban ne kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›