Dekretet e Topit PD dorezon kerkesen ne Kushtetuese
Partia Demokratike dorezoi dje ne Gjykaten Kushtetuese dy kerkesat e saj ne lidhje me zgjedhjen e anetareve te rinj te kesaj gjykate. PD ka kerkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese per dy kritere i pari ka te beje me menyren e emerimit te anetareve pasi ligji themelor i shtetit parashikon rinovimin me tre anetare cdo tre vjet ndersa kerkesa e dyte e PD-se lidhet me kriteret qe duhet te plotesojne anetaret e Kushtetueses qe dekretohen nga Presidenti dhe kerkojne te emerohen ne kete institucion. Deputeti qe inicioi kete kerkese ne Gjykaten Kushtetuese Viktor Gumi tha se padia eshte firmosur edhe nga disa deputete te tjere. Kerkesat dorezohen ne Gjykaten Kushtetuese vetem nje dite pasi mazhoranca rrezoi ne Komisionin e Ligjeve tre kandidate te dekretuar nga Presidenti per emerim ne Gjykaten me te Larte te vendit.