5 persona kane rene ne prangat e policise se Tiranes per akuzat e vjedhjes
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për akuzat e vjedhjes dhe plaçkitjes, mes të cilëve edhe një adoleshent i cili kishte vjedhur babanë e vet.
Altin Sejdo dhe Olgert Krekas respektivisht 37 dhe 34 vjeç, janë arrestuar pasi u vidhnin me dhunë nga nga varëset e florinjta femrave në rrugën e Kavajës dhe te Komuna e Parisit.
Besmir Malaj, 25 vjeç është kapur nga patrullat e përgjithshme teksa vidhte dritaret e një dyqani në rrugën “Gjergj Fishta”, ndërsa Rudina Hasa, 20 vjeçe përfundoi në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga prokuroria po për akuzën e vjedhjes.
Në pranga ka përfunduar edhe Andi P., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Andi akuzohet se i ka vjedhur 100 mijë lekë dhe celularin të atit. Policia dyshon se andi është përdorues droge dhe paratë i ka vjedhur pasi babai nuk i jepte për këtë shkak.