ARM ne Elbasan u jep ultimatum pronareve te varrezave te makines
ARM në Elbasan ka dhënë ultimatum pronarëve të varrezave të makinës që brenda datës 7 tetor t’i largojnë këto mbetje 1km larg rrugës automobilistike, ose t’i kenë dërguar ato për skrap.
Drejtori Adi Madhi u shpreh se në bazë të udhëzimeve të marra nga Ministria e Mjedisit për heqjen e mjeteve motorike, rimorkjove dhe pjesëve të ndryshme të dala jashtë përdorimit pranë rrugëve kombëtare, menjëherë janë marra masa për identifikimin dhe regjistrimin e tyre.
Inspektorët janë shpërndarë në Elbasan dhe katër nënprefekturat e qarkut dhe kanë evidentuar në detaje këtë aktivitet.
Në shkallë prefekture, janë identifikuar 52 subjekte që ushtrojnë aktivitet duke shfrytëzuar varrezat e makinave.
Sipas drejtorit Madhi, shumica e subjekteve kanë filluar evadimin e makinave të vjetra duke çmontuar pjesët e këmbimit dhe duke i dërguar ato për skrap
ARM Elbasan bën të ditur se mbeten vetëm dy ditë nga vendimi për largimin e varrezave dhe se pas kësaj date do veprohet bazuar në ligj, duke i sekuestruar këto makina të vjetra dhe duke i dërguar në metalurgji për skrap.