E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“5 vite burg kush publikon dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt”, Berisha: SPAK rikthen ligjin e Agjitacion Propagandës

Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të SPAK për ndalimin e publikimit të dëshmive të ‘penduarve të drejtësisë’ Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajt.

Me një postim në Facebook, Berisha e konsideron këtë vendin si antikushtetues, teksa thekson se rikthen ligjin e  Agjitacion Propagandës. Sipas Berishës, ky vendim është një akt “i rëndë” censure, teksa i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë.

“Te dashur miq,  bendimi i Edi Rames me Skap-in e tij për të dënuar me 3 vite burg gazetaret që publikojnë dëshmitë e Dumanit te qeverise është një akt  antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirisë së mediave, i ndërmarrë për të mbrojtur Edi Ramën dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanët e qeverisë.  Ky vendim i pashembullt në 30 vitet e fundit shënon rikthimin e ligjit e dënimit për agjitacion e propagande të diktaturës Hoxhiste. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tejet të rëndë censure dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të mercenarëve të Edi Ramqs nga sistemi i drejtësisë. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve të mos zbatojnë akte antikushtetuese, por të qëndrojnë të pamposhtur në mbrojtje të lirisë se mediave, dhe të publikojnë çdo telefonate të Edi Ramës, Taulant Ballës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe të çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatësi apo prokurori dhe çdo zyrtari tjetër me vrasësit serial, përdhunuesit, grabitësit e bandave të partisë. U bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së mediave të dënojnë me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të rrezikshëm”, shkruan Berisha.

Sipas urdhrit të firmosur nga SPAK, publikimi në media i dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt dhe dënohet deri në 5 vite burg.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›