E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrell takon Xhaçkën në Këshillin e Sigurimit në OKB: Nevojë urgjente të ecet para me integrimin e Shqipërisë

Shefi i diplomacisë së BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell ka zhvilluar një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka gjatë punimeve të Këshillit të Sigurimit në OKB. Borrell thekson se me Shqipërinë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit rrit aleatët në krahë të BE në këtë këshill.

Gjithashtu lidhur me bllokimin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të vetos bullgare, Borrell tha se ka një nevojë urgjente për të ecur para në këtë drejtim dhe vendeve t’u jepet drita jeshile.

 “Fola me Olta Xhçka përpara debatit të Këshillit të Sigurimit sot pasdite. Me Shqipërinë si anëtare jo të përhershme dhe Presidencën aktuale në Këshillin e Sigurimit, ne mund të mbështetemi te një anëtar më shumë në këtë këshill. Ne diskutuam gjithashtu përparimet urgjente që duhet të ndodhin në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, shkruan Borrell në Twitter.

Aktualisht në Këshillin e Sigurimit në OKB po zhvillohen debatet lidhur me  forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimi me organizatat rajonale që zëri i grave të dëgjohet në Këshillin e Sigurimit që drejtohet përgjatë muajit qershor nga Shqipëria. Në këtë mbledhje prezentë ka qenë edhe Bashkimi Europian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›