Analizohen te dhenat e Tevatronit ne Institutin Fermi

Pershpejtuesi Tevatron i Laboratorit Kombetar te Fermit prone e qeverise amerikane ne periferi te ikagos dikur udhehiqte boten ne fushen e studimeve te thermijave nenatomike duke treguar se cfare ndodhte kur ato perplaseshin me shpejtesine e drites. Por tani Pershpejtuesi i Madh i CERN-it ne Evrope eshte ne krye te studimeve ne kete fushe. Zyrtaret amerikane e nderprene funksionimin e Tevatronit ne shtator duke i dhene fund nje karriere 30 vjecare ne fushen e fizikes e se thermijave.
Qe nga koha e fillimit te funksionimit Pershpejtuesi Tevatron i Laboratorit Fermilab furnizoi me te dhena studimet e pjeseve perberese me themelore te lendes - thermijat nenatomike. Por nje thermije vazhdon te mbetet misterioze per shkencetaret Grimca Higgs.
Ne dime shume mbi vendet ku ajo nuk ndodhet por ende nuk e dime ku ndodhet.
Robert Roser eshte nje shkencetar me pervoje i Laboratorit Fermi dhe ka shpenzuar nje pjese te madhe te karrieres duke kerkuar te ashtuquajturen thermija e Zotit e cila do tu lejonte shkencetareve te kuptonin me mire pse lenda ka mase.
Nese analizoj te dhenat qe kemi... ajo nuk na shfaqet hapur.
Ka shume mundesi qe Grimca Higgs te mos i shfaqet kurre zotit Roser apo shkencetareve te tjere qe e kane kerkuar ate per me teper se 20 vjet.
Me mbylljen e Tevatronit kerkimet per Grimcen Higgs po vazhdojne ne Laboratorin e madh CERN ne Gjeneve te Zvicres. Ky sistem eshte tani pershpejtuesi me i avancuar i thermijave ne bote por zoti Roser thote se as ai nuk mund ta gjeje Grimcen Higgs. Shkencetaret jane ende duke analizuar te dhenat e shumta qe Tevatroni ka prodhuar perpara se te pushonte se funksionuari.
Ne shpresojme ta perfundojme analizen mbi Grimcen Higgs dhe ta kemi gati per publikun brenda muajit shkurt ose mars te vitit 2012.
Por analiza mund te coje edhe ne perfundimin se Grimca Higgs nuk ekziston.
Mosgjetja e Grimces Higgs eshte per disa njerez shume me interesante se gjetja e saj.
Fizikani Patrik Fox thote se mungesa e asaj thermije mund te vinte ne dyshim njohurite e deritanishme mbi lenden dhe masen.
Zbulimi i Grimces Higgs do te ishte fantastik... do te ishte mjaft mire nese do te gjenim pjesen e fundit te kesaj enigme. Mosgjetja e saj do te na conte ne zbulimin e gjerave shume me te komplikuara se vete thermija ne fjale. Kjo do te ishte interesante pasi do te mund te gjenim forca te reja te natyres dimensione te reja te hapesires. Keto jane mundesi per te cilat Grimca Higgs mund te ekzistoje por ka edhe mundesi qe ajo te mos ekzistoje e ne vend te saj te kete dicka teresisht te re.
Shkencetaret e Laboratorit Fermi thone se ne rastin e Grimces Higgs zbulimi i asgjeje mund te ishte nje zbulim shume i madh si dhe kontributi i fundit i Pershpejtuesit Tevatron.