De Jong dhe Bre, ndihmësit e Ari Hanit

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Ari Han bëri publikë edhe emrat ndihmësva të tij, më të cilët do të drejtojë Kombëtaren kuqezi për eliminatoret e Kupës së Botës 2010. Ashtu, si dhe ishte bërë e ditur më parë, ndihmësi i tij i parë do të jetë, Theodorus Jakob De Jong, i cili do të nisë zyrtarisht detyrën gjatë muajit maj 2008. Trajneri i portierëvë është Nikolas de Bre. Fizioterapist i skaudrës do të jetë Stijn Van de Broucke. Ndihmësi i Hanit, 60-vjecari De Jong ka drejtuar më parë disa ekipe në Holandë (Den Bosh, Zvolle, Vilhem II, Go Ahead Eagles) dhe ka qenë ndihmës i trajnerit Ari Han, kur ai drejtonte Kinën dhe Kamerunin. Si lojtar De Jong ka luajtur në Holandë dhe në Hong Kong.