50 milionë euro për sigurinë e digave

Burimet zyrtare në KESH bëjnë të ditur se objektivat kryesorë të projektit, me vlerë 50 milionë euro synojnë rritjen e sigurisë së digave të HEC-ve, të sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike përmes përmirësimit të eficencës së prodhimit prej tyre, si dhe rritjes së qëndrueshme të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në tregun rajonal të energjisë.
Studimi mbi Sigurinë e Digave të hidrocentraleve të kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat dhe më pas dhe ai i fizibilitetit, të financuar në vitin 2006 nga qeveria zvicerane përmes programit të Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike-SECO, janë baza për zbatimin e këtij projekti. Studimi përfshin analizën e thellë të gjendjes aktuale të digave të HEC-eve në Shqipëri dhe të gjitha investimet e parashikuara në kuadrin e projektit të sigurisë së Digave, bëjnë të ditur burime të KESH-it.
Investimet për sigurinë e digave përfshijnë rehabilitimin e veprave shkarkuese, instalimin e sistemeve të reja të kontrollit dhe monitorimit të digave, të sistemeve të alarmit, mbrojtjen nga rreziku i rënies së shkëmbinjve rreth shpateve të digave, përmirësimin dhe garantimin e rrugëve hyrëse në godinat e centraleve, digave dhe galerive të dranazhit, studimet batimetrike të baseneve, rishikimin e hidrologjisë së kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat, punimet në bjefet e poshtme të këtyre hidrocentraleve për eliminimin e sedimenteve të ngurta si dhe rritjen e sigurisë së veprave hidroteknike. KESH mbështetet nga institucionet financiare ndërkombëtare në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës së gjenerimit të energjisë elektrike.
Projekti i Sigurisë së Digave vlerësohet i një rëndësie prioritare për sistemin elektroenergjetik shqiptar, nisur nga impakti që ka në parandalimin e katastrofave që mund të shkaktohen nga dëmtimet e digave të HEC-ve. Në kuadër të objektivave të programit rajonal për Komunitetin e Energjisë për Europën Juglindore - APL 5 (ECSEE APL)- është firmosur Marrëveshja Financiare ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) dhe Marrëveshja mes KESH-it e IDA-s për Projektin e Sigurisë së Digave në hidrocentralet e kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat./Start/
2011-09-03 09:32