Kabllogramet: Ja si vidhen votat në Shqipëri

Disa nga mënyrat që ish-ambasadori John Withers paraqet në kabllogramet e tij, janë pagesat, dërgimi i fletës së votimit me kutinë e picave, presioni ndaj anëtarëve të komisionit dhe votuese, etj.
Kabllogrami është dërguar më datë 12 qershor të viti 2009, vetëm pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
“Edhe pse ka bërë përparime, Shqipëria mbetet një vend ku manipulimet në zgjedhje nuk mungojnë. Blerja e votave, ryshfeti për komisionerët, kartat e rreme apo frikësimi votuesve; të gjitha funksionojnë në vend. Si Partia Socialiste, ashtu dhe ajo Demokratike kanë akuzuar njëra- tjetrën për mashtrime në zgjedhje, por ambasada ka pyetur disa deputetë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për ta kuptuar më mirë këtë. Për fat të keq, ndërsa ky kabllogram shkruhej, një aktivist i PD-së u vra me armë zjarri nga një aktivist i PS-së në një qendër votimi në Durrës, gjatë një grindjeje për posterat elektoralë”, shkruhet në mesazh.
Në dokument përshkruhet manipulimi i zgjedhjeve në vitin 1996, kur Partia Demokratike i fitoi ato me anë të presionit. Në atë kohë, president ishte Sali Berisha dhe një nga autorët e fitore sipas Withers, ishte Ferdinand Poni, atëherë zyrtar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa sot zëvendësministër në këtë ministri. E duke ardhur në vitin 2009, Partia Socialiste-shkruhet në kabllogram-i druhet faktit se të njëjtit autorë mund t’i vjedhin sërish votat.
Më tej përshkruhet mënyra se si manipulohen, e quajtur ndryshe edhe votimi “karusel”, çka përkthehet: Një taktikë e vjedhjes së zgjedhjeve është votimi ‘karusel’, që do të thotë: një militant plotëson një fletë votimi dhe ia jep një votuesi bashkë me 50 mijë lekë për ta hedhur në kutinë e votimit. Procesi përsëritet gjatë gjithë ditës. Ka edhe variante të tjera të skemës, ku militantët aspak bujarë nuk të ofrojnë shpërblim, por të kërcënojnë me rrahje apo të shantazhojnë nëse nuk do ta bësh atë që kërkojnë.
Formë manipulimi është edhe me anë të picave, ku komisionerët porosisnin gjatë gjithë ditës kuti të tilla dhe brenda ndodheshin fletë votimi. Për këto manipulime-thuhet në dokument-komisionerët merrnin shpërblime deri në 500 euro. /Start/
2011-09-03 08:57