Lëndohet Lopez

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 14:56
Jemi mësuar që lajme për lëndimet të shkruajmë vetëm për futbollistët, por jo? Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është lënduar nga këpucët e saja.
Mësohet se ajo ka lënduar nyjen e saj të këmbës gjatë pjesëmarrjes në Grammy Awards.
“Mjekët thonë se JLo është ngutur dhe është lënduar në dhomën e zhveshjes për shkak të këpucëve”, tha një burim.
“Stilisti i saj po ashtu është tmerruar sepse aksidentalisht nuk ja kishte marrë numrin e duhur të këpucëve të saj. Një vrimë e vogël e shkaktuar nga këpucët në nyje (zogun e këmbës) ka bërë që ajo të këtë gjakderdhje, gjë që ka ndikuar që ajo mos të jetë prezent në ndarje të çmimeve”, tha ky burim.