Shakira, artistja e vitit

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 08:50
Shakira është emëruar si artistja e vitit nga Fondacioni i Harvardit për vitin 2011. Këngëtarja kolumbiane do të marrë “medaljen prestigjioze të këtij fondacioni” në përvjetorin e festivalit “Ritmet kulturore”, që vlerëson ata njerëz që me muzikën dhe artin e tyre kontribuojnë edhe në punë humanitare.
Çmimi jepet nga Universiteti i Harvardit në Cambridge më 26 shkurt. Shakira është ambasadore e vullnetit të mirë në UNICEF që nga viti 2003. Më parë këtë shpërblim e kanë marrë edhe Sharon Stone, Will Smith, Matt Damon dhe Salma Hayek.