Bieber di të dashurojë

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 14:44
Justin Bieber ishte në lidhje me një vajzë që në moshën 11 vjeç.
Këngëtari 16 vjeçar – i cili fitoi Brit Awards në fillim të kësaj jave – injoron njerëzit kur i thonë atij se ai nuk di asgjë për dashurinë sepse ai “ka qenë në lidhje me vajza” që pesë vite dhe ka mësuar shumë nga ato.
“Kur njerëzit më thonë, “oh por ai ka vetëm 16 vjet dhe çfarë mund të di ai për dashurinë?’. Por, a keni pasur ndonjëherë ndonjë qenë? A e keni dashur? Çdo fëmijë i donë prindërit e tyre”, tha Bieber.
“Pastaj ku ju bëni 11 apo 12 vjet filloni të takoheni me vajza. Normalisht i doni ato dhe bisedoni më shokë ‘shikoni sa e bukur është ajo’. Kjo ka një kuptim dhe për këtë arsye unë e di çka është dashuria që kur kam pasur 11 vjet”, tha ai.