50 vjeçarja super seksi

Ishte 30 vjeç kur pozoi për herë të parë për kopertinën e revistës ‘Playboy’ vetëm me një palë geta të gjata dhe Elle MacPherson duket se ka “ngrirë” kohën pasi modelja australiane ka pozuar për ‘Harper’s Bazaar’ njësoj si 20 vite më parë dhe me të njëjtat rezultate.
Modelja 49-vjeçare ka rikrijuar pozën e ‘Playboy’-t dhe nëse bëjmë krahasimin e të dyja kopertinave, koha për australianen nuk ka kaluar aspak./Indeksonline/