Rregullat e Katy Perry për të dashurin

Tani që këngëtarja Katy Perry dhe John Mayer janë ribashkuar, këngëtarja ka disa rregulla strikte që i dashuri i saj duhet t’i ndjek në mënyrë që lidhja e tyre të funksionojë siç duhet.
Sipas ‘Life & Style’, një nga kushtet që ajo i ka vënë është që ti fshijë të gjitha numrat dhe të mos i dërgojë më mesazhe ish të dashurave të tij.
“Katy dëshiron më shumë takime dhe darka në mënyrë që ai të jetë më shumë romantik”, ka thënë një burim.
Lidhja e Perry dhe Mayer ka pësuar çarje disa herë dhe kjo në të shumtën e rasteve për shkak të pabesisë së Meyer ndaj këngëtares. Tani ata janë ribashkuar dhe Perry po mundohet që ta mbajë lidhjen në kontroll sa më shumë që është e mundur./Indeksonline/