E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 vjet gjoks me silikon

Timmie Jean Lindsey ishte 30 vjeç kur divorcoi nga i shoqi. Punonte në një fabrikë dhe ishte e martuar që kur ishte 15 vjeç, nënë e 6 fëmijëve. Pas ndarjes ajo gjeti një mashkull tjetër, i cili i kërkoi të bënte një tatuazh,një trëndafil mbi gjoks. Pasi lidhja mbaroi Lindsey nuk donte ta mbante më tatuazhin, por nuk kishte para për ta hequr.

Kështu gjeti një fondacion bamirësie që mund ta operonin falas. Mjekët i shpjeguan se për të hequr tatuazhin do të duhej ta gërvishtnin dhe do ti ngeleshin shenja të dukshme në lëkurë, dhe e pyetën nëse ishte e interesuar për një impiant që do ti vlerësonte më shumë gjoksin e saj e kështu edhe trëndafilin në tatuazh. Në 1962 Lindsey u bë gruaja e parë në botë që vendosi dy proteza silikoni në gjoks.

Deri në vitet ´70 operacionet për të rritur gjoksin nuk patën shumë sukses, për shkak të problemeve klinikë. Që nga vitet 800´ishin provuar praktika të tilla por gjithnjë pa sukses e me pasoja për shëndetin. Ishin provuar ndër vite shumë materiale derisa arritën tek substancat sintetike si silikoni.

E ndërsa kjo ishte historia e shkuar, ende sot e kësaj dite, me gjithë përhapjen e jashtëzakonshme të kësaj praktike, përdorimi i këtyre protezave nuk mungon së krijuari probleme.

Interpol ka lëshuar një mandat arresti për Jean-Claude Mas, themelues i ndërmarrjes franceze PIP, përgjegjës për prodhimin e protezave të gjoksit me silikon industrial, i papërshtatshëm për tu futur në trupin e njeriut.

PIP është mbyllur pasi u zbulua që përdorte silikon jo të përshtatshëm. Prodhonte 100 mijë proteza në vit dhe 80 % e eksportonte, shumicën në Amerikën e Jugut ku vitet e fundit regjistrohet një boom i operacioneve plastike e përdorimit të protezave me kosto të ulët.

Mesa lexohet në site-n e Interpol Mas kërkohet pikërisht nga autoritetet e Costa Rica me akuzën se ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Edhe në Europë, pas përhapjes së skandalit të PIP menjëherë pati raste denoncimesh ndaj klinikave dhe vende si Franca ,Anglia e Italia morën masat që tu kujtonin femrave që kishin përdorur proteza me silikon PIP se përdorimi i tyre nuk kishte lidhje me tumorin në gjoks, siç edhe përfundonte studimi i kryer në Angli.

Sipas autoriteteve mjekësore rreziku i përdorimit të këtij silikoni qëndron në faktin se duke qenë skadent ai mund të copëtohet e prishet më lehtë e si pasojë të shkaktojë irritime e lëndime.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›