Siri, Assad refuzon udhërrëfyesin e Ligës Arabe: S’largohem nga pushteti, protestuesit janë të infiltruar nga “forcat e jashtme”

23-01-2012 / Gazeta 55
Siria ka refuzuar udhërrëfyesin e Ligës Arabe e cila kërkonte dorëheqjen e presidentit Bashar al Assad dhe krijimin e një qeverie uniteti. Një zyrtar i qeverisë e cilësoi propozimin e Ligës si “ndërhyrje flagrante” në çështjet e brendshme të Sirisë, njoftoi televizioni shtetëror sirian.
Liga Arabe, në takimin e fundit të saj të zhvilluar në Kajro, i bëri thirrje të dyja palëve në Siri, t’i japin fund gjakderdhjes.
Qeveria e Damaskut thotë se po lufton “terrorizmin dhe bandat e armatosura” dhe pretendon se 2000 anëtarë të forcave të saj të sigurisë janë vrarë.
Ndërkohë, sipas Kombeve të Bashkuara që prej fillimit të protestave për rrëzimin e presidentit në mars të vitit të kaluar kanë humbur jetën të paktën 5000 njerëz.