502 fëmijët romë, Ministri grek: Nuk ka prova për akt kriminal
Ministri grek i Drejtësisë Haralambos Athanasiu tha se janë bërë denoncime pa prova, teksa foli mbi rastin e zhdukjes së 502 fëmijëve romë nga Shqipëria, prej Fondacionit bamirës “Agia Varvara” (në foto).
Duke dhënë një sqarim mbi këtë cështje në Parlament, ministri deklaroi se hetimi kishte filluar pas ankesës së Avokatit të Popullit në OKB në vitin 2004, por pa prova.
"Numri është tërësisht arbitrar dhe denoncimi nuk kishte asnjë provë. Eshtë duke vuajtur kështu vendi ynë. Ndonjëherë, ne nxjerrim vetë sytë tona”, tha ministri, duke shprehur shqetësimin se lajmi në fjalë prish imazhin e Greqisë.
Ai sqaroi se nga hetimet e deritanishme, rezulton se fëmijët "u mblodhën" nga rruga përpara Lojrave Olimpike. Disa prej tyre u morën nga prindërit, ndërsa një shumicë tjetër rreth 90%, ikën në të njëjtën natë. Të gjithë fëmijët ishin pak më të rritur sesa 4 vjec.
Ministri shtoi se ka kërkuar një dokument të fëmijëve të regjistruar, por përgjigja jozyrtare ka qenë negative.
Ai ftoi gjithkënd që ka informacion, të ndihmojë për të hetuar nëse fëmijët ishin viktima të një rrëmbimi.
Ministri grek i Drejtësisë siguroi në fund të fjalës së tij se “tani për tani nuk ka asnjë fakt që vërteton se bëhet fjalë për një krim dhe nëse do të zbulohet dicka, Parlamenti do të informohet menjëherë”.
Skandali i zhdukjes së fëmijëve romë nga Fondacioni bamirës "Agia Varvara" u rihap pas kaq vitesh dhe u shtrua në Parlamentin grek nga deputetja e SYRIZA Maria Janakaki, e cila para disa ditësh kërkoi shpjegime nga ministri i Drejtësisë mbi hetimet që janë bërë për këtë cështje. Ministri i Drejtësisë, Haralambos Athanasiu urdhëroi hapjen e hetimeve, të cilat ishin mbyllur në vitin 2007.
(Balkanweb) Lidhje te tjera Greqi, rihapet cështja e zhdukjes së 502 fëmijëve romë nga Shqipëria Skandali i fëmijëve romë të zhdukur në Greqi, u shitën për 500 euro