Serbia riformaton qeverinë për t'i bërë ballë krizës
BEOGRAD - Parlamenti serb aprovoi riformatimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri socialist, Ivica Daçiç, me shpresën për t'i dhënë fund krizës ekonomike dhe për t'u afruar me vendet e Bashkimit Evropian.
Njëmbëdhjetë ministra të rinj bëjnë tashmë pjesë në qeveri, mes të cilëve edhe Lazar Kërstiç, ish-anëtar i kabinetit të konsulentëve të kompanisë lider të konsulencës financiare "McKinsey & Co", i emëruar si ministër i Financave.
Ish-ministri i Financave, anëtar i një partie të vogël të koalicionit qeveritar, URS u detyrua të jepte dorëheqjen i rrëzuar nga anëtarët e tjerë të koalicionit, të pakënaqur me ritmin e reformave të rimëkëmbjes ekonomike.
Sipas ekspertëve të FMN-së, qeverisë së re do t'i duhet të merret me ristrukturimin e sektorit publik, nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve dhe privatizimit. Produkti i Brendshëm Bruto pësoi një rënie prej 1,7 për qind në vitin 2012 me një nivel papunësie që arriti deri në 24 për qind.
(er.nu/BalkanWeb)