E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki-Moon: Asnjë sulm në Siri pa miratimin e OKB-së

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon deklaroi sot se një ndërhyrje ushtarake në Siri është e mundshme vetëm nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas numrit një të këtij organizmi, nëse regjimi i presidentit Assad ka përdorur armët kimike, atëherë Këshilli i Sigurimit duhet të dëshmojë unitet dhe vendosmëri për marrjen e masave për ndërhyrje.

Ndërkohë ligjvënës nga të dyja partitë thonë se do ta mbështesin Presidentin Barack Obama për një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë, kur kjo çështje të hidhet për votim ndoshta që javën e ardhshme.

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner dhe kryetarja e pakicës demokrate, Nancy Pelosi i bënë komentet pas një takimi sot në Shtëpinë e Bardhë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›