51 835 veteranë të UÇK-së

Konkursi për aplikim për veteran të luftës së UÇK-së është shtyrë edhe për dy javë, mirëpo kjo do të vlejë vetëm për ata që i kanë marrë deri dje aplikacionet për aplikim.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komisionit për Verifikim e Veteranëve, Agim Çeku. Ai ka thënë se deri dje kanë aplikuar 51 835 veteranë.
Ndërsa kanë aplikuar 4489 invalid të luftës dhe 2 597 familje të dëshmorëve.
Çeku ka njoftuar se librezën e veteranit të luftës do ta marrin edhe pjesëtarët e FARK-ut. /Indeksonline/