E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV, marsh protestues në Prizren

Komuna e Prizrenit është deri më tash, institucion i cili gati të gjithë zyrtarët në strukturën udhëheqëse të saj i ka të akuzuar për vepra penale të cilat janë bërë gjatë këtyre viteve të udhëheqjes së PDK-së në Prizren. Kështu ka vlerësuar qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

“Pas gjithë këtyre akuzave dhe aktakuzave të vazhdueshme, pavarësisht skandaleve dhe reputacionit të keq, deri më tani asnjë zyrtar komunal nuk ka dhënë dorëheqje. Pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij konsiderojmë tanimë se në Komunën e Prizrenit janë krijuar rrethana të cilat kërkojnë një reagim më të vendosur qytetar”, konsideron VV-ja.

Duke u nisur nga ky konstatim Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, të martën, me datën 5 mars 2013, në qytetin e Prizrenit do të organizojë një marsh paqësor përmes së cilës do të shprehet pakënaqësi për gjendjen në të cilën është katandisur komuna e Prizrenit.

Sipas VV-së tani më shumë se kurrë është nevoja që të ngritët zëri për tërë pakënaqësitë të cilat janë grumbulluar nga keq-qeverisja në komunën e Prizrenit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›