Misër helmues nga Serbia në Gjermani

Gazeta gjermane online derspiegel shkruan sot se në Saksoninë e Ulët, në Gjermani, janë gjetur të paktën 10.000 tonë misër të papastër që ka arritur në atë vend nga Serbia e që përdoret për kafshë.
Këto shifra i ka dhënë sot Ministria e Bujqësisë në Hanover.
Theksohet se më shumë se 3500 ferma në atë krahinë furnizohen me misër të kontaminuar me aflatoksinë marrë nga Serbia. Edhe gazeta Welt shkruan se bëhet fjalë për 10 mijë tonë misër të kontaminuar që shfrytëzohet për ushqim kafshësh.
Spiegel shkruan se në Gjermani janë importuar gjithsej 45.000 tonë misër, përmes portit të Hanoverit dhe se në qarkullim janë edhe 25.000 tonë jashtë përdorimit në depo në Bremen, transmeton koha.
Këto gazeta shtojnë se sasi të pakta të këtij ushqimi për kafshë janë porositur edhe në Rajnën veriore të Vestfalisë, Saksoni, Branderburg. Shlezi – Holshtain dhe në Holandë.
Mediet gjerman theksojnë se është shumë i mundshëm skandali i tretë për ushqimet pas mishit të kalit dhe dioksinit ë vezëve zbuluar në vitin 2011. /Indeksonline/