E Diel, 1 Nëntor 2026

51 ankesa nga partitë për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve ka pranuar rrethe 40 ankesa nga disa prej partive politike që kanë garuar në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit

Kryetari i PZAP-së Shukri Sylejmani ka deklaruar se veç 40 ankesave që janë pranuar në ditën e zgjedhjeve, partitë kanë paraqitur sot edhe 11 të tjera.

Sylejmani ka thënë se ankesat kryesisht kanë ardhur nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e pasuar nga Aleanca Kosova e Re dhe parti të tjera.

Afati i fundit ligjor për pranimin e ankesave është dita e sotme deri në orën 19:00. Sylejmani ka pohuar se pas orës 19:00, PZAP-i ka afat 72 orë per të vendosur lidhur me ankesat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›