E Diel, 1 Nëntor 2026

ENEMO: Zgjedhjet të organizuara mirë, por me dobësi proçeduriale

Zgjedhje janë organizuar në mënyrë të rregullt, duke plotësuar shumë standarde ndërkombëtare, por mbesin dobësitë proçeduriale dhe sfidat. Kjo deklaratë vjen nga rrjeti evropian i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve (ENEMO).
 

Zgjedhjet vlerësohen se janë kryer në bazë të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe legjislacionit nacional.
“Në përgjithësi, procesi i votimit ka qenë i qetë dhe paqësor, ndonëse janë vërejtur disa raste të parregullsive dhe shkeljes së proçedurave. Vazhdimi i mosrespektimit te fshehtësisë së votës siç demonstrohet nga shume raste të votimit familjar, dhe pranimet e dukshme të kësaj shkelje të rëndë të proçedurave zgjedhore”, thuhet në deklaratën e ENEMO.
 

Sipas ENEMO, janë regjistruar pretendime për manipulim të votimit dhe të proçesit të numërimit në disa komuna, së bashku me dyshimet rreth jehonës së votuesve në disa pjesë të Kosovës.
Fushata është vlerësuar se ka qenë intensive dhe kjo është pasqyruar në mitingjet e mëdha dhe takimet në mbarë vendin.
“Përveç disa shkeljeve të vogla të rregullave të fushatës, fillimi i parakohshëm dhe shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë, ajo ka qenë përgjithësisht e realizuar në mjedis paqësor”.
 

Për mediat është thënë se kanë siguruar një numër të madh të debateve politike, duke ju dhënë të gjithë kandidatëve mundësi për prezantimin e programeve të tyre politike.
Në ditën e votimit, ENEMO ka dërguar 188 vëzhgues të zgjedhjeve nga 23 shtete në 861 vendvotime, në të gjitha komunat e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›