Krasniqi: Votimi ishte masiv, në një ambient të qetë

Ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, gjatë një konference për media mbajtur të hënën, proçesin zgjedhorë të së dielës e ka vlerësuar demokratik dhe me një ambient të qetë.
Ndërsa persa i përket ankesave të disa subjekteve politike për Skenderaj dhe Drenas, Krasniqi i ka ftuar subjektet politike, që ato ankesa t`i drejtojnë në organet përkatëse.