52-vjeçari plagos të dashurën në hotel dhe më pas vret veten (FOTO)
Tiranë- Krimet në çift vijojnë të trondisin vendin. Sot një i ri ka qëlluar me armë zjarri të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.
Ngjarja është shënuar gjatë mesditës në zonën e Vilave gjermane në Tiranë, në ambientet e hotel Deja, ku Agim Emini, 52 vjeç, nga Tetova, pas një konflikti me të dashurën e ka qëlluar atë me pistoletë. Më pas ai ka qëlluar veten, ku fillimisht u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por atje ndërroi jetë.
Mësohet se çifti fillimisht është ulur në barin e hotelit dhe aty kanë pasur debate mes tyre, më pas janë ngjitur në dhomë. Pa pak minutash vajza ka dalë duke bërtitur ndërsa, 52-vjeçari e ka qëlluar me pistoletë. Më pas ai ka qëlluar edhe veten.
Kanë qenë punonjësit e hotelit ata që lajmëruan policinë, ku efektivët mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë të dhëna mbi krimin. Sipas dëshimtarëve ambulance ka mbërritur me shumë vonesë, duke mos i dhënë të plagosurve në kohë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë vajza e plagosur, Ana Sulçe, 21 vjeç nga Çorovoda, është dërguar drejt spitalit ku prej andej mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po punohet për të zbuluar motivet e debatit mes çiftit dhe të krimit.
◄ Pas Para ► Foto 1 / 6