Tiranë, 52-vjeçari nga Maqedonia plagos të dashurën 21 vjeç në hotel, vret veten
TIRANË- Një histori dashurie është shndërruar në një tragjedi ditën e sotme ku kanë mbetur një i vrarë dhe një i plagosur në një hotel në Tiranë.
Fillimisht policia u sinjalizua për të shtëna me armë në një hotel pranë vilave gjermane në Tiranë. Gazetari i "News 24", Spartak Koka në vendngjarje mësoi se i plagosur kishte mbetur shtetasi nga Maqedonia, 52-vjeçari Agim Emini dhe e dashura e tij, A.S., 21 vjeç nga Çorovoda. Emini humbi jetën pak minuta me pas në spital.
Nga të dhënat paraprake mësohet se çifti ka pasur një zënkë që ka nisur fillimisht tek lokali i hotelit. Në atë çast, Emini ka nxjerrë një armë, tip pistoletë dhe ka qëlluar të dashurën e moshës rreth 21 vjeç dhe më pas ka shtënë mbi veten me të njëjtën armë zjarri.
Menjëherë persona të pranishëm në hotel kanë lajmëruar policinë rreth ngjarjes dhe ambulancën, ku kjo e fundit ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.
Mësohet se vajza ka shpëtuar me plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje të rëndë për jetën, me një plagë të thellë në kokë mbërriti në spital Agim Emini, i cili humbi jetën pak më vonë.
(d.b/BalkanWeb)