E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndikimi negativ i sheqerit tek njeriu

PARIS- Një e katërta e energjisë së marrë nga sheqeri gjatë një dite rezultoi toksike për minjtë, sipas një studimi amerikan mbi rreziqet e mundshme të sasisë së shtuar të sheqerit në ushqime.

Disa studiues të Universitetit të Utah në SHBA nënshtruan disa minj ndaj një regjimi ushqimor duke shtuar një sasi sheqeri prej 25 për qind të kalorive totale të ditës, me anë të një përzierjeje glukozë-fruktozë në raport 50 për qind ndaj njëra-tjetrës, që përdoret gjerësisht në ushqimet industriale si biskota, bukë dhe gatime të parapërgatitura. 

"Ky regjim është i barasvlefshëm me atë të një ushqimi të rregullt tek njeriu, një të katërtat e të cilit vjen nga sasia e shtuar e sheqerit", thanë studiuesit.

Kjo është e baras vlefshme me tre shishe koka-kola në ditë, 33 centilitra secila, një sasi që pihet nga 13 deri në 25 për qind e amerikanëve. Si rezultat, u vu re një dyfishim i vdekshmërisë tek brejtësit femra dhe një fertilitet i reduktuar me një të katërtat tek ata meshkuj.

"Rezultatet tona janë prova se sheqernat që u shtohen koncentrateve të konsideruara të sigurta, ndikojnë shumë negativisht në shëndetin e gjitarëve", u shprehën studiuesit. 

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›