E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu takon Saimir Tahirin: Shqetësim krimi dhe trafiqet

SHBA-QEVERIA-E-RE-14_6Tiranë- Një takim që ka zgjatur rreth 90 minuta është mbajtur sot mes Ambasadorit në ikje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu dhe Saimir Tahirit.

Takimi që është zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste mësohet se ka patur në fokus çështje të sigurisë dhe rendit publik në vend.

Pasi në qeverinë e re, Saimir Tahiri do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm në kabinetin e ardhshëm Rama.

Ambasadori Arvizu pohoi pas takimit se pritshmerite per qeverine e re jane te larta dhe ne betejën per rend e siguri, kabineti i Edi Rames do te kete mbeshtetjen e vazhdueshme te SHBA-ve.

“Ne po vazhdojmë të kemi konsultime me njerëzit që do të jenë pjesë e Qeverisë. Natyrisht që Ministria e Brendshme është një aktor kyç. Siç e shihni kemi një staf shumë të madh të Ambasadës këtu. Ne folëm për përparësitë programatike, në përpjekje për të përforcuar sukseset që janë arritur, por gjithashtu Qeveria e re ka një mandat të fortë, të mbështetur masivisht nga populli. Ka disa pritshmëri në fushën e reformave. Ne duam të jemi plotësisht mbështetës për axhendën e integrimit europian të Shqipërisë. Ka disa aspekte strategjike por edhe çështje operacionale të ditës. Natyrisht varet nga Qeveria e re, ata janë të ngarkuar, ne jemi këtu për të qenë një partnere shumë bashkëpunues. Kjo është ajo që po bëjmë, po këshillojmë”, tha Arvizu, për Top Cannel.

I pyetur nga Top Channel nese eshte folur per çeshtje specifike qe lidhen me trafiqet ilegale apo me aspekte te rendit publik, te evidentuara edhe ne raportet e Departamentit te Shtetit, zoti Arvizu dha kete pergjigje: “Kemi biseduar për disa çështje specifike, sepse natyrisht në cdo demokraci ka disa çështje që prekin qytetarët, siç janë nivelet e krimit, korrupsioni. Kemi biseduar për mënyra se si mund të shkëmbejmë eksperiencat dhe ajo që është më e efektshme është parandalimi i krimit. Krimi është një cështje shumë e vështirë. Ne ndeshemi me të, gjatë gjithë kohës në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka një formulë magjike, por gjëja më e rëndësishme është që zoti Tahiri dhe Qeveria e re ta kuptojnë që kjo është një cështje që shqetëson qytetarët shqiptarë, është një cështje për ne, sepse ne duam ta ndihmojmë Qeverinë dhe qytetarët shqiptarë në axhendën e integrimin europian. Pra, për këtë jemi këtu, për të ndihmuar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›